top of page

Tragjedi, futbollisti 15-vjeçar humb jetën pas përplasjes me makinën

40 minutes ago
1 min read

Një 15-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi u përplas nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë.


I riu, Manuel Korreshi, i cili jetonte në Castegnero Nanto, u përplas nga një makinë përgjatë Riviera Berica, pranë Ponte di Barbarano.


Pas aksidentit, 15-vjeçari u transportua në spitalin San Bortolo në Vicenza. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë pak para orës 20:00 në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik. Plagët e marra nga përplasja ishin shumë të rënda.


Manuel Korreshi ishte nxënës në Institutin Lampertico në Vicenza dhe luante futboll me AC Este.


Ai ishte pjesë e një familjeje me origjinë shqiptare dhe lë pas prindërit dhe vëllain e madh, Enea, me të cilin kishte luajtur më parë në ekipet e të rinjve të Longare Castegnero. Enea aktualisht luan për ekipin Este U16, në zonën e Padovës.


Lajmi për vdekjen e 15-vjeçarit ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, shokët dhe komuniteti sportiv e shkollor.


“Fluturo lart, sulmues”, kanë shkruar miqtë e tij në kujtim të futbollistit të ri, ndërsa shokët e shkollës në Institutin Lampertico kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page