Lajm tronditës, djali i supermodeles së njohur humb jetën në 27 vjeç
15 minutes ago
1 min read
Presley Gerber, djali i supermodeles së njohur Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare.
Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Qarkut të Los Angeles, 27-vjeçari ndërroi jetë të dielën, më 20 shtator, ndërsa ndodhej në një qendër rehabilitimi. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Lajmi është konfirmuar për CNN nga përfaqësuesi i Cindy Crawford, ndërsa familja ka kërkuar privatësi pas humbjes së rëndë.
Presley Gerber ishte pjesë e familjes së njohur të industrisë së modës dhe argëtimit, ndërsa motra e tij, Kaia Gerber, është gjithashtu modele e njohur.
“KORÇA BOOM”
















