top of page

Momente paniku në Korçë, zjarri përfshin tarracën e pallatit

20 minutes ago
1 min read

Një zjarr ka rënë në tarracën e një pallati në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, duke shkaktuar panik te banorët.


Flakët kanë përfshirë një pjesë të ambienteve në tarracën e pallatit, ndërsa për momentin nuk raportohet për persona të lënduar.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Për shkak të tymit dhe rrezikut të përhapjes së zjarrit, banorët e pallatit janë larguar nga ndërtesa si masë sigurie.


Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa pritet të zbardhen edhe shkaqet e rënies së tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page