top of page

Ndahet papritur nga jeta mjeku i njohur, humbje e madhe për mjekësinë shqiptare

49 minutes ago
1 min read

Është ndarë papritur nga jeta Prof. Skerdi Prifti, një prej figurave të njohura të gastrohepatologjisë shqiptare, pedagog, mjek dhe shkencëtar i respektuar.


Prof. Prifti ishte diplomuar në Mjekësi në vitin 1986 dhe kishte fituar gradën shkencore PhD në vitin 1995. Ai ndërtoi një karrierë të spikatur në gastrohepatologji, me fokus të veçantë në endoskopinë diagnostike dhe terapeutike.


Gjatë karrierës së tij, ai u formua edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bursave Fulbright, ndërsa kishte bashkëpunime shkencore me institucione në Danimarkë, Francë dhe SHBA.


Prof. Prifti drejtoi Njësinë e Endoskopisë pranë Shërbimit të Gastrohepatologjisë në QSUT dhe shërbeu si President i Shoqatës Shqiptare të Gastrohepatologjisë. Ai ishte gjithashtu drejtues i Departamentit të Sëmundjeve të Brendshme të Fakultetit të Mjekësisë për dy mandate.


Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe në komunitetin mjekësor, te kolegët, studentët dhe familjarët.


“Familjes së tij dhe njerëzve të tij më të dashur u shprehim ngushëllimet tona më të thella. I paharruar qoftë kujtimi i Prof. Skerdit!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page