Panik në Pogradec/ Autobusi me turistë rrezikon djegien, shpëton në sekondat e fundit
57 minutes ago
1 min read
Një autobus turesh turistike përfshihet nga flakët në motor, në zonën e kthesave të Qafë Thanës pak momente më përpara.
Drejtuesi i Autobusit me pasagjerë ka konstatuar në ngjitje se motori i mjetit po nxirrte tym dhe ka hapur krahun duke zbritur menjëherë të gjithë pasagjerët e tij.
Mbërritja në kohë e zjarrfikësve të MZSH Pogradec ka bërë të mundur që të shmangej djegia e autobusit, në kohën e duhur ata kanë mundur të stabilizojnë situatën.
Në vendngjarje mbërriti edhe policia rrugore për të hetuar shkaqet e rastit.
"KORÇA BOOM"
















