Talenti Grazhdani i Skënderbeut në 11-shen më të mirë/ Ja formacioni i javës së 5-të!
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 5-të të “Abissnet Superiore”, Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës.
Në skemën 1-4-3-3, formacioni përbëhet nga futbollistë që spikatën me paraqitjet e tyre në pesë sfidat e zhvilluara gjatë kësaj jave.
Në portë është përzgjedhur Paul Bernardoni i Teutës, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Kleart Grazhdani (Skënderbeu), Eljon Sota (Egnatia), Bruno Dita (Dinamo City) dhe Ysni Ismaili (Dinamo City).
Mesfusha plotësohet nga Ergis Arifi (Teuta), Abbas Ibrahim (AF Elbasani) dhe Karim Loukili (Egnatia).
Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bernard Karrica (Vora), Mmesoma Umejiego (Teuta) dhe Redon Xhixha (Tirana).
Trajneri më i mirë i javës së 5-të është përzgjedhur tekniku i Teutës, Edlir Tetova, pas paraqitjes dhe rezultatit pozitiv të skuadrës durrsake ndaj Vllaznisë.
“KORÇA BOOM”
















