RENDITJA E SUPERIORES/ Tre skuadra arratisen në kryesim. Skënderbeu në vendin e parafundit pas 5 javësh
45 minutes ago
1 min read
Kanë kaluar 5 javë nga starti i Superiores por që tani duket qartësisht se cilat janë skuadrat që do të luftojnë për titullin kampion.
Fitoret e Teutës dhe Dinamos janë shoqëruar sot nga ajo e Egnatias, që ka bërë që ky grup i vogël të shkëputet që tani ndjeshëm nga të gjithë ndjekësit. Kjo kuptohet qartësisht nga fakti që Laçi i vendit të katërt ka 5 pikë distancë nga vendi i tretë që tani.
Sa i përket luftës në fundin e tabelës, tre nga katër skuadrat në zonën e ftohtë janë ish-kampionët e Partizanit, Skënderbeut e Vllaznisë, të cilët nuk po arrijnë të dalin nga kjo periudhë e vështirë në startin e sezonit.
“KORÇA BOOM”
















