RENDITJA PROVIZORE E SUPERIORES/ Skënderbeu 3 barazime 2 humbje, vetëm 3 pikë. Ja si ndryshon tabela pas 3 dueleve të luajtura
Dita e djeshme rezervoi dy përballje interesante në elitën e futbollit shqiptar. Në orën 16:00, Vora barazoi me shifrat 1 me 1 ndaj Skënderbeut, ndërkohë në duelin e orës 18:30, Dinamo e Ilir Dajës mposhti Laçin me rezultatin 3 me 1. Kujtojmë që ditën e premte Teuta ia doli të triumfonte në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë.
Pas këtyre 3 dueleve të javës së pestë, renditjen provizore e kryeson Teuta me 13 pikë, e ndjekur nga Dinamo me 12 pikë. Në vend të tretë ndodhet Egnatia, që do të luajë ditën e sotme ndaj Partizanit.
Për sa i përket fundit, tabela mbyllet nga Vllaznia me 2 pikë. Një më shumë ka Skënderbeut, ndërkohë që Vora, Partizani dhe Tirana ndodhen në kuotën e 4 pikëve. Pesë Elbasani dhe 7 Laçi. Kjo javë mbyllet ditën e diel me duelet Tirana-Elbasani dhe Egnatia-Partizani.
Java 5
E PREMTE (18.09.2026)
Vllaznia – Teuta 0-2
E SHTUNË (19.09.2026)
FK Vora – Skënderbeu 1-1
Dinamo City – KF Laçi 3-1
E DIEL (19.09.2026)
Tirana – AF Elbasani ORA 16:00
Egnatia – Partizani ORA 18:30
“KORÇA BOOM”
















