top of page

Ngjarje e rëndë, 22-vjeçarja humb jetën pasi mbytet në lumë

3 minutes ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Dibër, ku një 22-vjeçare dyshohet se është mbytur në lumin Drini i Zi, në afërsi të Njësisë Administrative Arras.


Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Trupi i të resë pritet të dërgohet në morgun e Spitalit të Peshkopisë, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe autopsia të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur mbytja.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page