top of page

U pl*gos aksidentalisht në atentat, 73-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

3 hours ago
1 min read

Xhendet Skëndaj, 73-vjeçari që mbeti i plagosur aksidentalisht gjatë atentatit të ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Sarandë, do të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.


Vizion Plus mëson se ai ka marrë plagë në pjesën e kurrizit si pasojë e të shtënave me armë zjarri.


Ndërkohë Artan Myrtaj, 44-vjeç ka humbur jetën.


“Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.


Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.


Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve“, njoftoi policia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page