top of page

Doli nga burgu dhe u kthye në Sarandë, aty ku sot u ekz*kutua me a*më ja kush është personi

3 hours ago
1 min read

Viktima është identifikuar si Artan Myrtaj, i njohur në zonë edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”.


Myrtaj ishte një emër i njohur për organet e drejtësisë dhe rendit publik, pasi rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa ishte dënuar edhe për veprën penale të vjedhjes.

44-vjeçari njihej gjithashtu si përdorues i lëndëve narkotike.


Emri i Artan Myrtajt ishte lidhur edhe me një prej ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Sarandë më 17 korrik 2025. Në atë kohë, në lagjen nr. 4, mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona nga Kamza, Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj.


Autori i dyshuar dhe i shpallur për atë sulm ishte Ramadan Zoto. Sipas të dhënave të bëra publike për atë ngjarje, Artan Myrtaj, së bashku me Klaus Jaçajn dhe Erjon Canajn, akuzoheshin se e kishin ndihmuar autorin pas ngjarjes dhe e kishin mbështetur për t’iu shmangur kapjes nga policia.


Përplasja e asaj kohe u pasua nga një seri ngjarjesh të tjera kriminale në Sarandë. Mes tyre ishte edhe vrasja me eksploziv tritol e Isuf Jaçajt, babait të Klaus Jaçajt, si dhe shkatërrimi i pronës së Ramadan Zotos.


Ndërkohë, Ramadan Zoto po vuante dënimin në burg për ngjarjen e korrikut të vitit 2025, ndërsa Artan Myrtaj dhe Klaus Jaçaj, të akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, kishin lënë qelinë dhe kishin fituar lirinë pak kohë më parë.


Tashmë, Myrtaj është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të Sarandës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes, identifikimin e autorit dhe përcaktimin e motivit të krimit.


Hetuesit po punojnë për të zbardhur nëse ekzekutimi lidhet me konfliktet e mëparshme kriminale apo me ndonjë përplasje tjetër.

“KORÇA BOOM”


bottom of page