top of page

Pogradeci ngec, Besa rrëzohet! Si ndryshon situata pas dy ndeshjeve të para

14 minutes ago
1 min read

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 4-t të Kategorisë së Parë, të cilat nisën në orën 13:30.

Supersfida mes Pogradecit dhe Flamurtarit është mbyllur pa gola, me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë. Pogradeci ruan kryesimin e kampionatit me 8 pikë, ndërsa Flamurtari renditet në vendin e 9-të me 3 pikë.


Në sfidën tjetër, Besëlidhja ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur 2-1 Besën e Kavajës. Lezhjanët kaluan në avantazh në minutën e 20-të me Ogungbire, ndërsa Bilali dyfishoi shifrat në fundin e pjesës së parë.


Besa reagoi në pjesën e dytë dhe Prengaj ngushtoi diferencën në minutën e 79-të, por skuadra nga Kavaja nuk arriti të shmangte humbjen.


Kjo është humbja e parë e Besës këtë sezon. Pas javës së 4-t, Besa mbetet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Besëlidhja ngjitet në kuotën e 4 pikëve, në vendin e 7-të.

Rezultatet:

Pogradeci 0-0 Flamurtari

Besëlidhja 2-1 Besa(Ogungbire 20’, Bilali 45’ / Prengaj 79’)

“KORÇA BOOM”


bottom of page