E trishtë! Dha 40 vite kontribut, ndahet nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur shqiptar
Një lajm i trishtë ka ardhur për botën e mjekësisë në vendin tonë, ku mjeku i njohur gastrohepatolog në QSUT, Skerdi Prifti, ka ndërruar jetë këtë të diel.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, e cila shkruan se mjeku Prifti iu përkushtua për 40 vite me profesionalizëm dhe përkushtim mjekësisë dhe pacientëve. Ndërsa QSUT thekson se ai la një kontribut të çmuar në shërbimin shëndetësor, si dhe në formimin e brezave të mjekëve që punuan me të.
Mjeku Skerdi Prifti kishte përfunduar studimet për Mjekësi në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, gjatë viteve 1981–1986. Ai kishte kryer gjithashtu specializime dhe kishte përfituar bursa ndërkombëtare, përfshirë studime në Georgetoën University.
Prifti ishte gjithashtu pedagog në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, ku dha kontibut jo vetëm në trajtimin e pacientëve, por edhe në edukimin dhe formimin e brezave të rinj të mjekëv
Postimi i plotë:
Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen e papritur nga jeta të Prof. Skerdi Priftit, mjek gastrohepatolog pranë QSUT.
Për më shumë se 40 vite, Prof. Prifti iu përkushtua me profesionalizëm dhe përkushtim mjekësisë dhe pacientëve, duke lënë një kontribut të çmuar në shërbimin shëndetësor dhe në brezat e mjekëve që punuan me të.
Në emër të QSUT, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.
U prehtë në paqe!
“KORÇA BOOM”
















