top of page

Një tjetër e shtunë vendimtare për PS-në/ Rama mbledh socialistët e Tiranës, ja çfarë pritet të ndodhë

2 hours ago
1 min read

Këtë të shtunë, 21 nëntor, kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së Tiranës. Ai do të jetë i shoqëruar nga dy bashkëkryetarët e sapoemëruar të Partisë Socialiste në kryeqytet, përkatësisht Albana Koçiu dhe Ervin Demo.


Behet me dije se, do të diskutohet lidhur me organizimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale, ku patjetër Tirana është bashkia më e rëndësishme.


Të shtunën që lamë pas, më 14 nëntor, u zhvilluan punimet e Asamblesë Kombëtare në Gjirin e Lalëzit, në Durrës. Në fokus të diskutimeve ishte pikërisht riorganizimi i strukturave të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit 2027.


Vendimmarrja e Asamblesë solli ndryshime të rëndësishme në drejtimin e partisë në Tiranë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj u la jashtë strukturave drejtuese, duke ruajtur vetëm statusin e anëtarit të thjeshtë.


Ndërkohë, nga forumet drejtuese u larguan edhe Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca.


Paralelisht me riorganizimin e strukturave, socialistët kanë ndezur ‘motorët’ me nisjen e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për 46 bashkitë e vendit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page