top of page

DITA E NDESHJES/ SKËNDERBEU sot pret Egnatian në Korçë. Bardhekuqtë pa “frikë” përballë kampionëve!

1 hour ago
1 min read

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet ditën e sotme me ndeshjet e javës së 12-të, e cila do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, deri të dielën.


Dy takimet e para do të luhen sot, më 20 nëntor. Në Korçë, Skënderbeu do të presë Egnatian, në orën 16:00. Ndërkohë, në orën 18:30, në “Elbasan Arena”, do të luhet sfida AF Elbasani – Dinamo City.


Java do të vijojë të shtunën, më 21 nëntor, me dy takime të tjera. Teuta do të përballet me Laçin në orën 16:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, ndërsa në orën 18:30, në “Air Albania”, do të luhet Partizani – Vllaznia.


Java e 12-të do të mbyllet të dielën, më 22 nëntor, me përballjen Vora – Tirana, që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, në orën 13:30.


Java 12


Skënderbeu – Egnatia, 20.11.2026, 16:00


AF Elbasani – Dinamo City, 20.11.2026, 18:30


Teuta – KF Laçi, 21.11.2026, 16:00


Partizani – Vllaznia, 21.11.2026, 18:30


FK Vora – Tirana, 22.11.2026, 13:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page