Skënderbeu gati për Egnatian, por Ahmataj humbet një titullar të rëndësishëm!
Skënderbeu do të luajë ditën e premte përballë Egnatias, në një takim që pritet të jetë mjaft i rëndësishëm për korçarët.
Nga sa mësohet, grupi i futbollistëve është gati për këtë përballje, por trajneri Julian Ahmataj do të duhet të bëjë llogaritë pa një nga lojtarët e rëndësishëm të mesfushës.
Bëhet fjalë për Totren, i cili nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve dhe pezullimit automatik.
Mungesa e mesfushorit përbën një shqetësim për stafin teknik, pasi Ahmataj duhet të gjejë zëvendësuesin e tij dhe të vendosë se si do të organizojë repartin e mesfushës përballë Egnatias.
Korçarët synojnë të zbresin në fushë me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv, por mbetet për t'u parë se si do të ndikojë kjo mungesë në planet e trajnerit.
“KORÇA BOOM”
















