SKËNDERBEU nesër përballë Egnatias në Korçë/ Ja ndeshjet e fundit të bardhekuqve për 2026-ën!
FSHF ka zbardhur ditët dhe oraret zyrtare të javëve të mbetura deri në dhjetor të 2026-ës, kur përfundojnë edhe dy fazat e para të superligës shqiptare.
Skënderbeu tashmë ka mësuar edhe ditët e ndeshjeve, ndërkohë që ndeshjet startojnë nesër, të premte më 20 nëntor, ditë kur fillon java e 12-të dhe Skënderbeu do të presë kampionët e Egnatias në stadiumin “Skënderbeu”. Kjo ndeshje do të startojë në orën 16:00.
Në javën e 13-të Skënderbeu luan më 28 nëntor në orën 13:30 dhe do të përballet me Tiranën në kryeqytet. Më pas vijnë dy ndeshje në shtëpi, teksa në juglindje do të vijë Vora dhe Teuta. Skënderbeu-Vora është planifikuar të luhet më 2 dhjetor, pra të mërkurë dhe do të startojë në orën 16:00. Ndërkohë Skënderbeu-Teuta do të luhet të hënën e 7 dhjetorit dhe do të nisë në orën 16:00.
Në javën e 16-të Skënderbeu do të luajë në transfertën e Elbasanit, takim që është zyrtarizuar të luhet më 12 dhjetor dhe do të startojë në orën 16:00.
Javën e 17-të do të kemi përballjen Skënderbeu-Partizani që do të luhet më 19 dhjetor dhe do të jetë ndeshja e fundit në shtëpi për këtë vit. Ndërkohë përballja e fundit do të jetë në Laç, ku Skënderbeu do të luajë më 23 dhjetor në orën 13:30.
Më poshtë sjellim kalendarin zyrtar me datat dhe oraret përkatëse për ndeshjet e Skënderbeut:
JAVA 12
Skënderbeu-Egnatia Ora 16:00
(E Premte) 20 nëntor 2026
Java 13
Tirana-Skënderbeu Ora 13:30
(E shtunë) 28 nëntor 2026
Java 14
Skënderbeu-Vora Ora 16:00
(E mërkurë) 2 dhjetor 2026
Java 15
Skënderbeu-Teuta Ora 16:00
(E hënë) 7 dhjetor 2026
Java 16
Elbasani-Skënderbeu Ora 16:00
(E shtunë) 12 dhjetor 2026
Java 17
Skënderbeu-Partizani Ora 16:00
(E shtunë) 19 dhjetor 2026
Java 18
Laçi-Skënderbeu Ora 13:30
(E mërkurë) 23 dhjetor 2026)
“KORÇA BOOM”
















