top of page

Nga Skënderbeu tek Elbasani dhe tre ekipet e kryeqytetit, Egnatia me fat në Kupë! Ja duelet për një vend në çerekfinale

8 hours ago
1 min read

Të gjitha çiftet për raundin 1/8 të Kupës së Shqipërisë janë përcaktuar. Përballje interesante rezervohen, duke qenë se nuk kishte surpriza në raundin e dytë. Ekipet e Superiores do të masin forcat me Kategorinë e Parë, teksa Partizani-Skënderbeu dhe Tirana-Laçi kanë “aromë” Superiore.


Egnatia do të ketë një nga përballjet më të lehta në shtëpi. Kjo pasi Kastrioti po kalon një edicion shumë të vështirë. Takim interesant ndërkohë do të jetë Vora-Flamurtari.


Sfidat do të luhen në janar dhe vendosin për skuadrat që shkojnë në çerekfinale. Data e përcaktuar paraprakisht është 9 janari.


RAUNDI 1/8 NË KUPËN E SHQIPËRISË (9 Janar 2027)


Egnatia – Kastrioti


Elbasani – Besa


Vllaznia – Iliria


Dinamo – Pogradeci


Partizani – Skënderbeu


Tirana – Laçi


Vora – Flamurtari


Teuta – Bylis


Shënim: Ndeshjet janë vetëm me një takim. Sfidat mund të shkojnë deri me penallti për të përcaktuar fituesin.

“KORÇA BOOM”


bottom of page