Shpërthen sulmi i Liqenorëve, Kukësi pëson pesë gola dhe vjen kualifikimi!
10 hours ago
1 min read
Një fitore spektakolare kanë arritur Liqenorët në përballjen ndaj Kukësit, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 dhe siguruar kështu kualifikimin në Kupën e Shqipërisë.
Skuadra liqenore zhvilloi një ndeshje mjaft pozitive, duke treguar forcë në sulm dhe efikasitet përpara portës kundërshtare. Pesë golat e shënuar vulosën një sukses të rëndësishëm, ndërsa Kukësi nuk arriti të përballonte ritmin e kundërshtarit.
Ky rezultat konfirmon ambiciet e Liqenorëve për të vijuar sa më larg rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë. Fitorja 5-1 është një mesazh i qartë për rivalët, ndërsa skuadra tashmë pret të mësojë kundërshtarin e radhës.
“KORÇA BOOM”
















