top of page

ZYRTARE/ Zbardhet kalendari i Skënderbeut për 7-të javët e mbetura për 2026-ën. Mësoni ditët dhe oraret kur luajnë bardhekuqtë!

9 hours ago
2 min read

FSHF ka zbardhur ditët dhe oraret zyrtare të javëve të mbetura deri në dhjetor të 2026-ës, kur përfundojnë edhe dy fazat e para të superligës shqiptare.


Skënderbeu tashmë ka mësuar edhe ditët e ndeshjeve, ndërkohë që ndeshjet startojnë qysh këtë të premte më 20 nëntor, ditë kur fillon java e 12-të dhe Skënderbeu do të presë kampionët e Egnatias në stadiumin “Skënderbeu”. Kjo ndeshje do të startojë në orën 16:00.


Në javën e 13-të Skënderbeu luan më 28 nëntor në orën 13:30 dhe do të përballet me Tiranën në kryeqytet. Më pas vijnë dy ndeshje në shtëpi, teksa në juglindje do të vijë Vora dhe Teuta. Skënderbeu-Vora është planifikuar të luhet më 2 dhjetor, pra të mërkurë dhe do të startojë në orën 16:00. Ndërkohë Skënderbeu-Teuta do të luhet të hënën e 7 dhjetorit dhe do të nisë në orën 16:00.


Në javën e 16-të Skënderbeu do të luajë në transfertën e Elbasanit, takim që është zyrtarizuar të luhet më 12 dhjetor dhe do të startojë në orën 16:00.


Javën e 17-të do të kemi përballjen Skënderbeu-Partizani që do të luhet më 19 dhjetor dhe do të jetë ndeshja e fundit në shtëpi për këtë vit. Ndërkohë përballja e fundit do të jetë në Laç, ku Skënderbeu do të luajë më 23 dhjetor në orën 13:30.


Më poshtë sjellim kalendarin zyrtar me datat dhe oraret përkatëse për ndeshjet e Skënderbeut: 

 

JAVA 12

Skënderbeu-Egnatia Ora 16:00

(E Premte) 20 nëntor 2026


Java 13

Tirana-Skënderbeu Ora 13:30

(E shtunë) 28 nëntor 2026


Java 14

Skënderbeu-Vora Ora 16:00

(E mërkurë) 2 dhjetor 2026


Java 15

Skënderbeu-Teuta Ora 16:00

(E hënë) 7 dhjetor 2026


Java 16

Elbasani-Skënderbeu Ora 16:00

(E shtunë) 12 dhjetor 2026


Java 17

Skënderbeu-Partizani Ora 16:00

(E shtunë) 19 dhjetor 2026


Java 18

Laçi-Skënderbeu Ora 13:30

(E mërkurë) 23 dhjetor 2026)

“KORÇA BOOM”


bottom of page