top of page

Futbolli shqiptar në ZI, shuhet ish-trajneri i Pogradecit! Nesër i jepet lamtumira e fundit “Lekos”

55 minutes ago
1 min read

Një lajm i trishtë ka mbërritur sot nga Pogradeci pasi bëhet me dije se është ndarë nga jeta ish-trajneri i K.F. Pogradecit, Arqile Dinaku i njohur ndryshe si Leko.


Sot komuniteti i sportit humbi një figurë të nderuar dhe një profesionist i dedikoi disa nga vitet e jetës së tij futobollit të Pogradecit. Gjatë jetës së tij, Dinaku iu përkushtua futbollit, duke dhënë një kontribut të çmuar si trajner dhe duke qenë pjesë e rëndësishme e zhvillimit futbollit në juglindje të vendit.


Ndonëse Arqile Dinaku mbylli sytë përgjithmonë në moshën 72-vjeçare, puna dhe dedikimi i tij do të kujtohen gjithmonë me respekt nga sportdashësit dhe brezat që ai stërviti.


Largimi i tij ka lënë pas një plagë të hapur për familjen, miqtë dhe komunitetin e sportit, ndërsa kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjatë në futbollin pogradecar. Ceremonia mortore për Arqile Dinakun do të mbahet mesditën e nesërme te varrezat e Pogradecit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page