top of page

Tragjedi, 80-vjeçarja gjendet pa jetë në shtëpi, fëmijët i kishte në emigracion

8 minutes ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec, ku një grua rreth 80 vjeçe është gjetur e pajetë në banesën e saj, në lagjen nr. 1 të qytetit.


E moshuara, e identifikuar si Zh R, mësohet se jetonte e vetme, ndërsa fëmijët e saj ndodhen jashtë vendit.


Kanë qenë fqinjët ata që kanë ngritur alarmin, pasi prej disa ditësh nuk e kishin parë të moshuarën të dilte nga banesa. Të shqetësuar për mungesën e saj, kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë për hapjen e derës së banesës.


Pas hyrjes, gruaja është gjetur pa shenja jete. Trupi i saj është transportuar në morgun e spitalit, ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.


Nga të dhënat paraprake dyshohet se 80-vjeçarja mund të ketë ndërruar jetë të paktën tre ditë më parë, për shkaqe natyrale.


Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të vdekjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page