Përplasje mes Benzit dhe motomjetit, drejtuesi i motorit dërgohet me urgjencë në spital
6 hours ago
1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Zenel Murra”, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
I dëmtuari ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje nga ekipi i urgjencës dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku po merr trajtimin mjekësor. Deri më tani nuk ka të dhëna të detajuara mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur dokumentimin e aksidentit dhe po kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.
“KORÇA BOOM”
















