E rëndë/ Arrestohet 32-vjeçari për p*rdhunimin e 15-vjeçares, e mitura dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
10 hours ago
1 min read
Dy persona janë ndaluar nga Policia e Lezhës, në kuadër të hetimeve për një rast abuzimi seksual ndaj një 15-vjeçareje. Ngjarja është bërë objekt verifikimesh pas denoncimit të rastit, ndërsa policia ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për dokumentimin e tij.
Në pranga kanë rënë E. K., 32 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, si dhe A. Gj., 46 vjeçe, e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Sipas Policisë, 32-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 15-vjeçare, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor./ vizionplus.tv
“KORÇA BOOM”
















