top of page

Derbi i prefekturës mbyllet me dramë, Maliqi dhe Devolli ndajnë pikët

38 minutes ago
1 min read

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i prefekturës mes Maliqit dhe Devollit.


Maliqarët kaluan në avantazh në minutën e 58-të me Nane të Bregut, duke menduar se kishin hedhur një hap drejt fitores.


Por Devolli reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 77-të me Agollin, duke rikthyer ekuilibrin në sfidë.


Maliqi e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak, pasi Llukani u ndëshkua me karton të kuq.


Me këtë barazim, Devolli siguron pikën e parë të sezonit, ndërsa Maliqi shkon në kuotën e 4 pikëve.


Derbi i prefekturës dhuroi kështu një pikë për secilën skuadër, pas një përballjeje të luftuar deri në fund.

“KORÇA BOOM”


bottom of page