top of page

Dy makina përplasen, dy persona dërgohen në spital

3 minutes ago
1 min read

Aksident te Ura e Matit, dy persona të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar te Ura e Matit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.


Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar. Të dëmtuarit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page