top of page

Po priste autobusin, 75-vjeçari rrëzohet dhe ndërron jetë në vend

1 hour ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të paradites së sotme në Durrës, ku një i moshuar ka humbur jetën teksa ndodhej në një stacion autobusi.


Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13 të qytetit, ku 75-vjeçari, ndërsa priste autobusin e linjës urbane, është rrëzuar papritur në tokë.


Pavarësisht ndërhyrjes, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Nga këqyrja paraprake, hetuesit dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.


Megjithatë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Ndërkohë, autoritetet po punojnë edhe për identifikimin e plotë të viktimës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page