Dasmë tri ditore në Palermo, Dua Lipa së shpejti nuse në Siçili
- 2 days ago
- 1 min read
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner thuhet se do t’i japin fund beqarisë këtë shtator, me një ceremoni madhështore që pritet të mbahet në Palermo të Italisë.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, festimet janë planifikuar të zgjasin tri ditë, nga 5 deri më 7 shtator, në ambientet prestigjioze të Villa Igiea, hotel i njohur për pamjen panoramike drejt detit dhe privatësinë që ofron për personazhet VIP.
Burime pranë çiftit bëjnë të ditur se në axhendën e organizimit janë përfshirë darka gala, pritje private dhe mbrëmje ekskluzive larg vëmendjes së publikut dhe mediave.
Në qendër të vëmendjes pritet të jetë edhe fustani i nusërisë, i cili thuhet se do të realizohet nga stilistja legjendare Donatella Versace, nën firmën e njohur Versace.
Raportimet sugjerojnë gjithashtu se në mesin e të ftuarve mund të jetë edhe ikona e muzikës Elton John, i njohur për miqësinë e afërt me çiftin.
Lidhja mes Dua Lipës dhe Callum Turner u përfol fillimisht në fillim të vitit 2024. Që prej asaj kohe, dyshja janë shfaqur shpesh bashkë në evente publike dhe udhëtime, ndërsa tani duket se historia e tyre e dashurisë po shkon drejt një hapi të ri në zemër të Sicilisë./ Pamfleti
"KORÇA BOOM"
















