top of page

Demokrati "i famshëm" refuzon protestën e thirrur nga Berisha: Nuk dua të më duket vetja k**

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Demokrati i njohur, Ilir Vrenozi, i cili ka përkrahur fortë Sali Berishën, refuzon ti përgjigjet thirrjes së tij për protestën e ditës së hënë, 17 nëntor 2025.


Vrenozi shkruan në faqen e tij në FB, se ai dhe demokratët e ndershëm kërkojnë rrëzimin e Ramës dhe jo ti bëjnë serenata poshtë penxheres.


Ai tregon më hollësisht edhe arsyet e këtij bojkot; duke nisur që nga mënyra e protestave të Berishës që i quan “serenata” poshtë penxheres së Ramës, mungesa e analizës për humbjet e vazhdueshme dhe deri te mossakrifikimi i rehatisë nga deputetët e PD.


Postimi i plotë i Ilir Vrenozit:


Vrenoz do jesh të Hënë në protestën e PD-së?


Sinqerisht është hera e parë në gjithë këto vite dhe e ndjej që po të vete në Protestë nesër, do më duket vetja ime, ta them shqip, si Ka*.


Pse si Kar, do thuash ti mik, sepse kur shkon në një proteste të shtyn diçka, mua nesër është hera e parë që nuk me shtyn asgjë të shkoj, sepse unë jam nga ata që dua të rrëzoj Ramën, jo ti bëj serenatë me fyshekzjarre…. boll u lodha!


Më vjen shumë keq për këtë situate, por pa bërë analizë të humbjeve, pa venë pikat mbi i, vazhdo me të njëjtin ekip, ndonëse ke 6 apo 7 herë që humb, Ramës vetëm nder i bëhet kështu si veprojmë ne… unë mendoj që po veprojmë shumë gabim, opozitë që nuk ngjall shpresë jemi, që populli me 1000 skandale të Ramës dhe prapë, nuk ja ndjen të ngrihet …. bëni analizën e humbjeve, humbësit të mbajnë përgjegjesi, hapni partinë të hyjë gjak i ri …. pastaj bëni greve urie në Parlament, kërkoni zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike pa Ramën.


Ju thatë nuk do e njohim 11 Majin është farse, tani po qe fillonin protestat, por ju hytë në Parlament, domethenë e pranuat 11 Majin. Duket pa lidhje dhe filluat po merrni rrogat dhe privilegjet e tjera që i takon deputetit… Proteste “serenatë” boll më… nuk kanë pik vlere për ne që duam të heqim Edi Ramën…


Më dhemb shpirti që nuk do jem nesër në protestë, për shpirt të nënës, por nuk dua të më duket vetja Kar, ose viktimë e pastër, ose militant i semurë. Jo jo boll më… dua të heq Edi Ramën, jo ti bëj serenatë Ramës poshtë penxheres me fishekzjarre e me gurë.../ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page