Dh*nohet barbarisht gazetari Ilir Demaliaj
- Jul 1
- 1 min read
Gazetari Ilir Demaliaj është dhunuar barbarisht nga një person pranë banesës së tij.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat në të cilat ndodhi sulmi, ndërsa mbeten të paqarta edhe shkaqet që çuan në dhunimin e gazetarit.
Sipas buirimeve mga mediat Demalia ka pretenduar në polici se sapo ka dalë nga banesa është dhunuar. Ai deklaron se autor është një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.
Ndërkohë, pritet që autoritetet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Hetimet vijojnë, ndërsa motivet e sakta të sulmit mbeten akoma të pa vërtetuara.
Sulmi ndaj Ilir Demalisë rikthen në vëmendje rastet e përsëritura të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe analistëve në Shqipëri. Edhe pse vetë Demalia ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, deri në përfundim të hetimeve nuk përjashtohet asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë që sulmi të ketë qenë i organizuar nga rrjete të krimit apo korrupsionit. Megjithatë, kjo mbetet vetëm një pistë e mundshme dhe do t'u takojë autoriteteve të zbardhin motivet dhe autorët e ngjarjes./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”

















