top of page

Digjen 4 betoniere brenda kantierit, dyshohet zjarrvënie me benzinë

  • May 22
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në Fushë Dukat, ku katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët brenda një kantieri pune.


Sipas të dhënave paraprake, mjetet kanë qenë të parkuara në ambientet e kantierit në momentin kur ka ndodhur incidenti. Dyshohet se një person ka hyrë në zonë, i ka spërkatur me benzinë dhe më pas u ka vënë zjarrin.


Si pasojë e flakëve, katër mjetet janë dëmtuar pjesërisht, ndërsa situata ka shkaktuar panik në zonën përreth.


Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe sigurimin e zonës.


Grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, po verifikohen edhe kamerat e sigurisë pranë kantierit për të hedhur dritë mbi incidentin.


“KORÇA BOOM”


bottom of page