Digjen dy makina pas mesnate/ Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 3 hours ago
- 1 min read
Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës, pak pas mesnatës.
Sipas informacioneve paraprake, fillimisht dyshohet se zjarri është vënë në një automjet tip “Benz” me targa AB 550 LV. Më pas, flakët janë përhapur edhe në një automjet tjetër tip “BMë” me targa AB 652 UI, i cili ndodhej pranë.
Banorë të zonës kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe ka bërë të mundur neutralizimin e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij në zona apo mjete të tjera përreth.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Uniformat blu po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi motivet e ngjarjes./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















