Dijonis Biba fiton shumë të madhe nga basti për fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Fituesi i reality show-t “Ferma VIP”, Dijonis Biba, është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një basti të madh që ai vendosi për fitoren historike të Kombëtares Shqiptare në ndeshjen kundër Serbisë.
Në mbrëmjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Dijonis publikoi në InstaStory një skedinë basti me vlerë 10,000 euro, duke sfiduar fatin dhe duke vënë në rrezik një shumë të konsiderueshme parash. Edhe pse me ironi pyeti “Kush e ka fut ket bilet more?”, basti i tij tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.
Fitorja 0-1 e Shqipërisë jo vetëm solli tre pikë shumë të rëndësishme, por edhe konsolidoi vendin e dytë në grup, duke bërë që basti i Dijonis Bibës të rezultojë fitues dhe të përkthehet në një shpërblim të madh financiar për të.
“KORÇA BOOM”
