top of page

Disiplina publikon vendimet, Ilir Daja dënohet me 5 ndeshje/ Dënime në superiore. Dënime edhe për Pogradecin!

18 hours ago
3 min read

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet për ngjarjet e regjistruara në ndeshjet e zhvilluara në mesjavë, ku nuk kanë munguar dënimet e rënda.


Vendimi më i bujshëm është ai ndaj trajnerit Ilir Daja, i cili është pezulluar me plot 5 ndeshje.


Ndërkohë, edhe Tirana nuk i ka shpëtuar masave disiplinore. Futbollisti Ndong është dënuar me 2 ndeshje pezullim pas bërrylit të dhënë ndaj një lojtari të Dinamos.


Problemet për bardheblutë nuk përfundojnë këtu. Klubi kryeqytetas ka marrë një afat prej 30 ditësh për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj Qëndrim Ismajlit, i cili ka fituar të drejtën për të përfituar pagesat e papaguara.


Vendimi nr. 14 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 30.10.2026


1- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.


2- Zyrtari i AF Elbasani, Armand Memetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.


3- Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


4- Zyrtari i FC Dinamo City, Mark Dodaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.


5- Lojtari i KF Tirana, Owono Nchama Basilio Ndong, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.


6- KF Pogradeci, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë në ndeshje, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 8/1, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.


7- Zyrtari i KF Pogradeci, Xhuliano Topuzi, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.


8- Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 17/1, dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.


9- Zyrtari i Flamurtari FC, Shkëlqim Ramaj, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


10- Zyrtari i Flamurtari FC, Josel Shtrepi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


11- KF Bylis, për mos respektimin e përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës, në bazë të nenit 8/1, të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.


12-Pranimin e kërkesës së kërkuesit Qendrim Ismaili. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 8, datë 02.04.2026 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, Klubit të Futbollit Tirana i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.


Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page