top of page

DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në klip Selin Bollatin/ Zbulohet data

Jun 3
1 min read

DJ Gimbo është gati të sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor.


Ai ka vendosur të rikthejë në një version të ri hitin “Dj” të Rezarta Shkurtës, këngë e cila u publikua rreth dy dekada më parë dhe mbetet ende e njohur për publikun.


Gjatë qëndrimit të tij në BBVA së bashku me Selin, kjo këngë u bë një nga më të dëgjuarat, duke u identifikuar shpesh me dinamikën dhe momentet e çiftit brenda shtëpisë.


Për t’i dhënë jetë këtij rikthimi, është realizuar edhe një videoklip, ku protagoniste shfaqet Selin Bollati, partnerja e Gimbos dhe fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.


Lançimi i projektit është planifikuar për më 5 qershor.


Ndërkohë, DJ Gimbo ka zgjuar kureshtjen e fansave duke publikuar në rrjetet sociale disa sekuenca nga prapaskenat e xhirimeve.


Ky remiks vjen në një periudhë kur interesi i publikut për çiftin vazhdon të jetë i madh, ndërsa fansat presin të dëgjojnë dhe të shohin versionin e plotë të këtij projekti.

“KORÇA BOOM”


bottom of page