top of page

Dënohet me burg kryebashkiaku, Edison Memolla

  • Feb 9
  • 1 min read

Apeli i GJKKO ka dënuar me 1 vit burg kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.


Memolla u akuzua për korrupsion zgjedhor, ndërsa pritet që SPAK të përgatisë urdhrin e ekzekutimit për të dërguar kryebashkiakun në qeli.


Sakaq, nga ky moment bashkia e Rrogozhinës do të ngelet pa kryetar dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.


Po ashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page