top of page

Malaj del nga rreshti politik, shpall kandidaturën e pavarur për Vlorën

  • 1 day ago
  • 1 min read

Ish-ministri i Financave dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka bërë të ditur se do të garojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027.


Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Malaj iu është përgjigjur interesimit të qytetarëve dhe mbështetësve të tij, duke konfirmuar se do të hyjë në garë jashtë strukturave partiake.


“Po! Unë do të kandidoj në 2027 si i pavarur për kryetar i Bashkisë Vlorë. Kjo është përgjigjja për çdo mbështetës dhe dashamirës, por edhe për çdo qytetar që më pyesin gjithnjë e më shumë”, shkroi Malaj.


Ai ka renditur edhe arsyet pse, sipas tij, një kandidaturë e pavarur ka avantazhe në një garë lokale. Malaj thekson se mungesa e lidhjeve partiake i jep një kandidati më shumë liri në vendimmarrje dhe e çliron atë nga detyrimet ndaj interesave politike apo grupeve të caktuara.


Sipas tij, një kandidat i pavarur mund të sjellë më shumë besueshmëri, moralitet dhe fleksibilitet gjatë fushatës, duke krijuar një bashkim më të gjerë me qytetarë, intelektualë, aktivistë, sipërmarrës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.


Malaj deklaron se synimi i tij është një administratë lokale e bazuar te meritokracia dhe mundësitë e barabarta për qytetarët dhe bizneset.


“Vendimet do të marrin parasysh vetëm interesin e banorëve të Vlorës”, është shprehur ai, duke theksuar se kandidimi i pavarur do ta lejojë të mos jetë i varur nga interesa partiake.


Me këtë deklaratë, Arben Malaj hyn zyrtarisht në skenën e garës për Bashkinë e Vlorës, duke zgjedhur një rrugë jashtë strukturave tradicionale politike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page