Skënderbeu mposhtet në miqësore nga Partizani/ Presidenti Ardjan Takaj ndjek të tijtë nga tribuna!
- 1 hour ago
- 1 min read
Sot në orët e pasdites u luajt miqësorja mes Skënderbeut dhe Partizanit, një test që u fitua nga Partizani me rezultatin e pastër 2-0.
Pavarësisht fitores, edhe pse ishte thjesht një ndeshje testi, Skënderbeu kishte mundësi të shmangte këtë humbje, por gjithsesi miqësoret për këtë zhvillohen dhe trajneri Ahmataj ka parë nga afër gjendjen e të tijve.
Sot në tribunën qëndrore të stadiumit “Gjorgj Kyçyku” nuk mungonte as presidenti Ardjan Takaj, i cili ka ndjekur me interes gjithë 90-minutëshin, foto të cilën po e sjellim më poshtë teksa njëshi i klubit bardhekuq për herë të parë është parë me kapele.
Sigurisht që edhe Takaj pas kësaj miqësoreje ka krijuar një ide edhe më të qartë në lidhje me Skënderbeun e tij dhe pritet një takim nga afër me stafin teknik, ku do të diskutojë mbi pikat e tjera që duhen mbushur në skuadër.
Në fund të fundit edhe pse miqësoren e sotme Skënderbeu e humbi, janë përpara teste të tjera, deri në momentin që Skënderbeu të jetë plotësisht gati për startin e superligës.
“KORÇA BOOM”
















