E dashura e futbollistit argjentinas zbulon sekretin, çfarë u dhuroi Messi 25 lojtarëve pas Botërorit
- 1 hour ago
- 1 min read
Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se është një lider i vërtetë, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.
Kapiteni i Argjentinës ka bërë një tjetër gjest mirënjohjeje për 25 shokët e skuadrës, me të cilët ndau rrugëtimin në Kupën e Botës.
Detajet e këtij momenti u zbuluan në TikTok nga Kelci-Rose Bowers, futbolliste e Bournemouth dhe partnerja e mbrojtësit argjentinas Marcos Senesi.
Çfarë përmbante dhurata e Messit?
Sipas videos së publikuar, secili prej futbollistëve mori një paketë të personalizuar, e cila përfshinte:
Një çantë shpine zyrtare, të personalizuar me emrin e secilit lojtar.
Një set për përgatitjen e "Mate", pija tradicionale argjentinase që është pjesë e pandashme e kulturës së skuadrës.
Një shishe premium Stanley, në ngjyrë të artë, e personalizuar me logon zyrtare të Lionel Messit.
Ky nuk është rasti i parë që Messi surprizon bashkëlojtarët me dhurata të veçanta. Sulmuesi argjentinas njihet për gjeste të tilla, të cilat synojnë të forcojnë frymën e grupit dhe marrëdhëniet brenda ekipit.
Videoja e publikuar nga Bowers u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke grumbulluar mijëra pëlqime dhe shpërndarje, ndërsa vlerësimet për gjestin e kapitenit të "Albiceleste" nuk munguan./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















