FT: BIE SKËNDERBEU në miqësoren ndaj Partizanit/ Të kuqtë mposhtin bardhekuqtë në testin e Pogradecit!
- 1 hour ago
- 1 min read
Ka përfunduar në Pogradec, miqësorja mes Skënderbeut dhe Partizanit, një test që në fund është fituar nga të kuqtë me rezultatin 2-0.
Nga një gol në secilën pjesë kanë shënuar të kuqtë në portën e Skënderbeut, teksa në pjesën e parë ka vendosur goli i kapitenit të Partizanit Skuka në minutën e 35-të, gol që është shënur nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë pavarësisht përpjekjeve për të barazuar nga ana e Skënderbeut, ku rastet nuk munguar, Partizani shënon edhe golin e dytë me anë të Hjumen në të 81-ën minutë.
PARTIZANI 2-0 SKËNDERBEU
37′(p) Skuka, 81′ Hjumen
FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Alia, Vangjeli, Lleshi, Lagonidhi, Shaqe, Janaqi, Drame, Abubakar, Diallo, Bismark, Shkëmbi
Trajner: Julian Ahmataj
Partizani: Qirko, Vata, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Doumbia, Ismaili, Human, Keko, Skuka, Sidibe
Trajner: Florin Bratu
Miqësoret e Skënderbeut
Skënderbeu-Struga 0-1
Skënderbeu-Partizani 0-2
Skënderbeu-Besa
Skënderbeu-Pogradeci
Skënderbeu - ?
“KORÇA BOOM”
















