top of page

E SHTUNË 'VERE'/ Dielli 'dominon' në të gjithë vendin, ja si paraqiten kushtet atmosferike për ditën e sotme

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme ditën e shtunë, 25 prill.


Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta dhe kalimtare kryesisht në zonat malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.


Temperaturat parashikohen të jenë të moderuara, me vlera minimale që variojnë nga rreth 4°C në zonat verilindore si Korça dhe Bulqiza, deri në 11°C në zonat bregdetare si Vlora dhe Saranda. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 25–26°C në shumicën e qyteteve, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Elbasanin.


Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim me një shpejtësi rreth 8 m/s, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page