top of page

E trishtë/ Rrufeja godet tufën e deleve në Maliq, 32 ngordhin në vend

  • Jul 2
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Kuçak, në Njësinë Administrative Moglicë, ku një rrufe ka goditur një tufë bagëtish në malin e Nikollarës.


Si pasojë e goditjes, kanë ngordhur 32 krerë dele, duke i shkaktuar një humbje të konsiderueshme ekonomike familjes së blegtorit.


Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa ky mbetet një moment mjaft i vështirë për familjen, e cila brenda pak çastesh ka humbur një pjesë të rëndësishme të burimit të saj të të ardhurave.


Banorët e zonës shprehen se moti i paqëndrueshëm dhe stuhitë e forta të ditëve të fundit kanë rritur rrezikun në kullota malore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page