top of page

E VEÇANTË/ Kush është fshati rebel që "‘ndëshkoi" Partinë Socialiste me votë? Mbi 88% e hodhën për PD-në

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Në përfundim të numërimit në shumicën dërrmuese të kutive të votimit, rezultati që ka tërhequr vëmendje të veçantë është ai i fshatit Lazarat, ku qytetarët kanë votuar masivisht për Partinë Demokratike.


Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 1321 vota, që përbëjnë 87.77% të votave në këtë zonë. Partia Socialiste është ndëshkuar rëndë, duke marrë vetëm 146 vota ose 9.70%, ndërsa forca e tretë rezulton Partia Mundësia me 16 vota (1.06%).


Ky rezultat shihet nga shumë analistë si një formë “ndëshkimi politik” ndaj mazhorancës, për shkak të aksioneve të ndërmarra në këtë zonë gjatë viteve të kaluara. Kujtojmë se Lazarati ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për përplasjet mes banorëve dhe strukturave të shtetit.


Nga ana tjetër, opozita ka ngritur akuza të forta për votat që vijnë nga jashtë, konkretisht nga Greqia, duke pretenduar për manipulime me “thasë të mbushura nga patronazhistët e PS”. PD ka paralajmëruar se nuk do të lejojë numërimin e këtyre votave pa transparencë të plotë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page