top of page

Ilirian Pendavinji, më i votuari në qarkun e Korçës: Tani kam një përgjegjësi të madhe

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Ilirian Pendavinji, kandidati i PS-së më i votuar në qarkun e Korçës me më tepër se 10 mijë vota falenderon qytetarët për mbështjetjen.


Në një intervistë për mediat Pendavinji u shpreh se ishte një proces normal zgjedhor ndërsa shtoi se tashmë përgjegjësia e tij është më e madhe ndaj qytetarëve të Korçës të cilët e kanë mbështetur masivisht në këto zgjedhje.


“Vërtet bëmë një fushatë të gjatë dhe të lodhshme por shoh që qytetaria korçare duke nsiur nga të gjitha bashkitë u shpreh në mënyrë të qartë dhe më mbështetën masivisht. Dua t’i falenderoj të gjithë qytetarët e Korçës që më mbështetën, ishte një proces shumë normal.

Tani kam një përgjgjësi më të madhe sepse mbështetja ka qenë shumë e madhe.


Unë vura një slogan timin një dorë për njerëzit, e gjithë jeta ime ka qenë në marrdhënie me njerëzit për shkak të profesionit tim si doktor. Vazhdoj me të njëjtin slogan një dorë për njerëzit”, tha Pendavinji./ CNA


“KORÇA BOOM”



bottom of page