E zbuloi pak ditë më parë “Korça Boom”/ Ousmane Drame nga sot është përforcimi më i ri i Skënderbeut!
- 3 hours ago
- 1 min read
Ka qenë portali ynë “Korça Boom” që pak ditë më parë zbuloi afrimin e futbollistit nga Guinea, Ousmane Drame.
Nga dita e sotme çdo gjë është zyrtare dhe mesfushori në fjalë mund të quhet pjesë e Skënderbeut për kategorinë superiore.
Mesfushori 25-vjeçar nga Guinea ka marrë sot dokumentat e nevojshme për t’u zyrtarizuar si afrimi më i ri i Skënderbeut, me lojtarin që ka ditë që stërvitet nën urdhërat e Julian Ahmataj.
Eksperienca e fundit ka qenë në kategorinë e 3-të franceze.
“KORÇA BOOM”
















