E "tradhtuan" lëvizjet e shpeshta, i riu shqiptar kapet duke shitur kok*inë në Itali! Policia i gjen dr*gë edhe në banesë
- 19 minutes ago
- 1 min read
Një 25-vjeçar shqiptar, i njohur për forcat e rendit, është arrestuar në Itali me dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Arrestimi është rezultat i një hetimi të nisur në kuadër të kontrolleve kundër trafikimit të drogës përgjatë bregdetit.
Mediat italiane shkruajnë se për disa ditë, oficerët kishin monitoruar lëvizjet e të riut, duke vënë re lëvizje të shpeshta midis banesës së tij dhe disa rrugëve në qendër të Cattolicës, ku ai takohej për pak çaste me persona të ndryshëm, të cilët më pas largoheshin me shpejtësi.
Gjatë operacionit të vëzhgimit dhe kontrollit, karabinierët e kapën duke i shitur një dozë kokaine një personi të dyshuar si blerës. Pas ndalimit, kontrolli u shtri edhe në banesën e 25-vjeçarit, me ndihmën e njësisë së qenve antidrogë të Policisë Lokale të Ricciones.
Brenda apartamentit, oficerët gjetën edhe 50 doza të tjera kokaine, të paketuara paraprakisht për shitje. Droga ishte fshehur pjesërisht brenda një çante dore dhe në disa palë këpucë të vendosura në një dollap, e paketuar në qese plastike.
Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu materiale të përdorura për paketimin e dozave, si dhe rreth 1,000 euro para në dorë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i trafikimit të drogës.
Pas operacionit, 25-vjeçari u arrestua dhe, me urdhër të Prokurorisë së Riminit, u transferua në burgun e qytetit, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në pritje të seancës për vlerësimin e masës së sigurisë./ Newsbomb.al
“KORÇA BOOM”
















