Edi Rama anulon vizitën në Vjenë, çfarë thuhet në njoftimin austriak?
Është anuluar vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte të hënën, më 19 tetor 2026, në Vjenë të Austrisë, ku ishte parashikuar të pritej nga kancelari austriak Christian Stocker.
Lajmi është bërë i ditur nga portali austriak OTS.at, i cili publikon dhe shpërndan njoftime për shtyp.
Sipas njoftimit të publikuar nga ky portal, vizita zyrtare është anuluar nga pala shqiptare.
“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj vizite, Rama ishte parashikuar të pritej me nderime ushtarake nga kancelari austriak.
Anulimi vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta që kanë vijuar prej disa ditësh. Gjatë tyre janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe episode të dhunshme, përfshirë hedhjen e gurëve dhe molotovëve drejt institucioneve dhe efektivëve.
Megjithatë, në njoftimin e cituar nga OTS.at nuk jepet një arsye zyrtare për anulimin e vizitës dhe nuk konfirmohet nëse ky vendim lidhet drejtpërdrejt me situatën e protestave në Shqipëri.
“KORÇA BOOM”
















