Rama: Studentët janë kokë boshë! Pas protestës fshihet Antifa
Kryeministri Edi Rama ka përdorur ironi dhe fjalë të ashpra gjatë reagimit për protestat studentore që vijojnë prej gati një jave, duke i cilësuar si marrëzi disa nga pretendimet që po qarkullojnë rreth përplasjeve me policinë.
Gjatë komunikimit live në rrjetet sociale, Rama u ndal te pretendimet se mes efektivëve të policisë që përballen me protestuesit ka edhe ushtarë serbë. Kreu i qeverisë i hodhi poshtë këto pretendime, duke i ironizuar si pjesë të teorive të konspiracionit.
Por Rama nuk u ndal me kaq. Ai bëri krahasime edhe me protestat dhe lëvizjet në vende të tjera europiane, duke përdorur shprehjen “komplet kokë bosh” për ata që i lidhi me lëvizjet Antifa dhe neokomuniste.
“Qershia mbi tortën e kësaj marrëzie janë ushtarët serbë që qenkan nën uniformën e atyre djemve dhe burrave që i kanë pagat sot më të ulëta se të shumëkujt në këtë shtet që marrin gurë me breshëri, që digjen si të ishin armiq të këtij vendi dhe që u dyshokan se qenkan edhe serbë. Kjo është marrëzi, por nuk është kolektive për fat të mirë, dhe nuk ka për ta përfshirë popullin shqiptar, as ata që janë kundër kësaj qeverie sepse këtë film ne e kemi parë.
Ndryshe nga Franca, Itala, Brukseli e Belgjika, Spanja e këto vende ku kjo flamë e quajtur Antifa, neokomunistë, po u marrin të keqen atyre të parëve Karl Marksit, e kujt i erdhi mbrapa, se të paktën ata i kishin mend në kokë, këta nuk kanë as mend fare, janë komplet kokë bosh. Ndërkohë që këtu nuk është si atje. E kemi parë Shqipërinë në kaos, peng të marrëzisë, të humbasë ekonominë, të mos afrohet askush nga pasiguria, të ngrihen njerëzit e të ikin me anije. Njerëzit po, sot lëvizin, ikin, kthehen. Më shumë ikin sesa kthehen sigurisht sepse nuk jemi në në bunkerin e Enver Hoxhës”, tha ai.
“KORÇA BOOM”
















