top of page

Egnatia mposht Partizanin me 10 lojtarë, Dinamo përmbys Vorën; Daja feston me fitore 600 ndeshje në karrierë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ditën e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17 të Superiores. Në dy duelet e para të kësaj jave, u shënua një total prej 6 golash.


Egnatia ia doli që të triumfonte në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Partizanit. Golat për rrogozhinasit u shënuan nga Buriç dhe Ndreca, ndërsa golin e vetëm për të kuqtë e shënoi Ogunleje.


Në krahun tjetër, Dinamo fitoi për herë të parë me përmbysje në këto 17 javë të Superiores. Iu desh përballja me Vorën, që ekipi i Dajës t’ja dilte në këtë mënyrë. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-1, por dhuroi shumë emocione.


Në pjesën e parë, Vorës iu anulua goli i Fazlagiçit dhe gjeti avantazhin me penallti falë Bardhit. Në të dytën, Dinamo përmbysi gjithçka me Tekseira dhe Bregun.


Qardakut iu anulua gol pas rishikimit në VAR. VAR i erdhi shumë në ndihmë Rustës për disa vendime në fushë. Nga ana tjetër trajneri Ilir Daja feston me fitore 600 ndeshje në karrierë.


Me këtë fitore, Dinamo “blindon” vendin e 3 me 29 pikë, ndërsa me 16 pikë Vorambetet e 7-ta.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page