top of page

Plas SKANDALI në Kategorinë e Parë, futbollisti afrikan gënjen për moshën me 8 vite diferencë (EMRI)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në klubin e Luftëtarit. Media “Top Channel” ka nxjerrë në “dritë” mashtrimin për moshën nga sulmuesi i ekipit gjirokastrit Kalonji Nyanguila. Në bazë të sistemit të regjistrimeve në Qipro, fubollisti në fjalë rezulton i lindur më 1997.


Prej vitit 2024, kongoleze Nyanguila ka “zbarkuar” në Shqipëri me një tjetër pasaportë, teksa viti i lindjes korrespodonte me 2005-ën, pjesë e një ekip në Kategorinë e Dytë. Vetëm pas 6 muajësh qëndrimi në vendin tonë, transferohet te Llapi në Superligën e Kosovës.


Jo pas shumë kohësh, sulmuesi nga Republika Demokratike e Kongos i bashkohet Partizanit U-19. Prej shtatorit të këtij viti, Kalonji Nyanguila është pjesë e ekipit të Luftëtarit në Kategorinë e Parë.


Qëllimi i kësaj “skeme” koçidon me përfitim personal prej lotarit, i cili kërkon të “tregëtohet” si talent në klubet e interesuara. Në historinë e futbollit botëror ka pasur raste të ngjashme si Luciano, Emmanuel Adebayor apo Kolo Toure.

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page